Siguria ushqimore, Braçe: Fitimet me mallra të skaduara, vepër e rëndë penale

në kategorine Shqipëri

TIRANË, 15 maj /MEDIAL/ Zv.kryeministri Erion Braçe përshëndeti bllokimin nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i 762 kgo produkteve ushqimore të skaduara në kufi, duke përcjellë mesazhin se do të ketë ndëshkime për të gjithë ata që kryejnë këto vepra.
“Hiqni dorë! Boll keni fituar duke shitur ushqime të skaduara! Hiqni dorë tani! Pak jave më pas, fitimet në këtë mënyrë do konsiderohen vepër e rëndë penale, ndëshkohen me burg! Agjencia Kombëtare e Ushqimit është rikthyer në detyrë, qëllimi: Rikthimi i sigurisë ushqimore në çdo cep të këtij vendi, dyqane e fabrika, pika doganore e transport”, tha zv. Kryeministri Erion Braçe.
Sipas tij, mallra të ndaluar janë bllokuar jo vetëm në rastin e sotëm në kufi, por edhe në supermarkete me emër.
Ndryshimet ligjore në Kodin Penal parashikojnë ndëshkime më të ashpra për të gjithë shkelësit e sigurisë ushqimore. /j.p/
 
.

Artikulli paraprak“The Van”, filmi i parë shqiptar në Kanë

Burimi: http://ata.gov.al/ 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.