Shkodër/ Përurohet Qendra Multifunksionale “Për Familjen”

në kategorine Shqipëri

TIRANË, 15 maj/MEDIAL/ Në Njësinë Administrative Rrethina në Shkodër u përurua sot Qendra Multifunksionale “Për Familjen”, në vazhdim të aktiviteteve të zhvilluara në kuadër të Javës së Familjes.
Dikur shkolla fillore e Shtojit të Vjetër, një ndërtesë plotësisht e amortizuar dhe jashtë funksionit, tani është një nga asetet e radhës që Bashkia e Shkodrës e transformon plotësisht dhe e vë në shërbim të komunitetit.
Në këtë qendër do të ofrohen shërbime si informim, orientim, këshillim, mbrojtja e fëmijëve, klasa prindërimi, grupe të të rinjve, vizita në familje, referim dhe menaxhim rasti, fuqizim ekonomik, ndërmjetësim për punësim, riintegrimi në shkollë, mbështetje pas-shkollore, aktivitete argëtuese, lojra psikosociale, etj.
Projekti i Bashkisë së Shkodrës u zhvillua në bashkëpunim me organizatën partnere “World Vision” dheQendra Multifunksionale do të jetë në shërbim të banorëve.
Përveç shërbimeve sociale, në Qendër janë krijuar mjediset e përshtMEDIALme për qendrën shëndetësore, duke krijuar kushte optimale për “bluzat e bardha”./m.m/ /a.g/
.

Burimi: http://ata.gov.al/ 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.