Shkelje e rëndë e detyrës, në pranga oficeri i policisë gjyqësore në Korçë

në kategorine Shqipëri

TIRANË, 15 maj/MEDIAL/ Një oficer i policisë gjyqësore pranë prokurorisë së Korçës është arrestuar nga shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe ankesat. Sipas njoftimit zyrtar, E,S., 39 vjeç, akuzohet për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikim i formularëve”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua telefoni që i përkiste një shtetasi të arrestuar më parë, e sipas vendimit të Prokurorisë oficeri duhet t’ia kthente në cilësinë e sendit të bllokuar në momentin e ndalimit.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë e pezulloi dhe nisi menjëherë ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë të detyrës ndaj oficerit të vënë nën akuzë. Kapja e tij u krye pas një denoncimi mediatik. /m.z//j.p/
.

Burimi: http://ata.gov.al/ 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.