Shkarkohen prefekti i Shkodrës dhe Elbasanit, kandidojnë në zgjedhjet e 30 qershorit

në kategorine Shqipëri

TIRANË, 15 maj /MEDIAL/ Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme të shkaërkojë nga detyra prefektin e qarkut të Elbasanit, Gledian Llatja. Ky i fundit është kandidat i Partisë Socialiste në zgjedhjet lokale të 30 qershorit për bashkinë e Elbasanit.
Po ashtu, Këshilli i Ministrave vendosi shkarkimin nga detyra të prefektit të Shkodrës, Valdrin Pjetri i cili kandidon për kryetar bashkie të Shkodrës.
Në mbështetje të Kushtetutës dhe të ligjit  “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi emërimin në detyrën e prefektit të qarkut të Shkodrës, Çesk Millja.  /j.p/
 
.

Artikulli paraprakVENEZUELË – Deputetët e opozitës nuk lejohen të hyjnë në Parlament

Burimi: http://ata.gov.al/ 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.