SHBA – Trump synon të shtyjë taksat doganore mbi automjetet

në kategorine Bota

UASHINGTON, 15 maj /MEDIAL-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump do të shtyjë me gjashtë muaj vendosjen e tarifave doganore shtesë në sektorin e automjeteve, duke i ofruar një pushim të mirëpritur Bashkimit Europian si dhe duke evituar, për momentin, përshkallëzimin e konfliktit tregtar.
“Kjo shtyrje pritet të jetë 180 ditore, ose gjashtë muaj”, njoftuan sot dy burime të industrisë automobilistike.
Vendimi zyrtar i kreut të Shtëpisë së Bardhë pritet të aplikohet deri të shtunën, sipas ligjeve në fuqi. /G.S/
.

Artikulli paraprakBasha pas mbledhjes së kryesisë së PD-së: Përballje ballore me të gjitha format

Burimi: http://ata.gov.al/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.