Sekretari amerikan i Mbrojtjes, mesazh ngushëllimi për dy ushtarakët e rënë në krye të detyrës

në kategorine Shqipëri

TIRANË, 15 maj /MEDIAL/ Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Patrick Shanahan i ka dërguar një mesazh ngushëllimi ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka për humbjen tragjike të jetës së dy ushtarakëve shqiptarë, në krye të detyrës në misionin e NATO-s në Letoni.
“Pranoni ngushëllimet e mia të thella për vdekjen tragjike të nëntetare Hasanajt dhe major Tanushit. Mbajmë zi për humbjen e tyre dhe ndajmë dhimbjen me Shqipërinë”, shprehet Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Patrick Shanahan në mesazh.
“Humbja e tyre, një kujtesë e dhimbshme për  rrezikun me të cilin përballen ushtarët tanë ndërsa mbrojnë lirinë. Ngushëllimet më të thella familjeve të nëntetares Hasanaj dhe major Tanushit. I urojmë shërim të shpejtë rreshter Kapajt. Vlerësojmë aleancën tuaj dhe nderojmë kujtimin e heronjve tuaj të rënë”, përfundon mesazhi./j.p/

.

Artikulli paraprakSHBA – Trump synon të shtyjë taksat doganore mbi automjetetArtikulli tjetërSHBA – Uashingtoni: Tërheqja e diplomatëve nga Iraku për shkak të kërcënimeve iraniane

Burimi: http://ata.gov.al/ 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.