Perks: Vetëm pesë për qind të fëmijëve në varfëri marrin mbështetje financiare

në kategorine Maqedoni

Shkup, 15 maj 2019 (MEDIAL) – Nevojitet shpërndarje më e mirë e mbështetjes financiare për fëmijët të cilët jetojnë në varfëri, sepse për momentin atë e marrin vetëm pesë për qind të këtyre fëmijëve, thotë Benxhamin Perks, përfaqësues i UNICEF-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Në të gjitha pjesët e shoqërisë familja është me rëndësi të veçantë. Tridhjetë për qind e fëmijëve në vend jetojnë në varfëri fëmijërore dhe shumë familje janë të prekura nga varfëria e këtillë fëmijërore. Megjithatë, familje të caktuara arrijnë që të sigurojnë jetë normale dhe krahas varfërisë dhe me të vërtetë e admirojmë qëndrueshmërinë tyre. Por do të dëshironim që të arrijmë shpërndarje më të mirë të mbështetjes financiare për fëmijët të cilët janë të prekur nga varfëria fëmijërore. Për momentin pesë për qind marrin mjete të tilla, ndërsa ne do të dëshironim që kjo të rritej në numrin 70-80 për qind”, thotë Perks, i cili sot pati fjalim në shënimin e Ditës ndërkombëtare të familjes organizuar nga Instituti për studime familjare në Fakultetin Filozofik pranë UKM.

Puna e dytë kyçe në të cilën janë përqendruar është lënia anash dhe dhuna ndaj fëmijëve e cila kryhet në familje dhe çka të bëni për alkoolizmin, sëmundjet shpirtërore dhe të gjitha gjendjet traumatike të cilat ekzistojnë në familje që të ulen. Pikërisht për këtë, thotë, një nga aktivitetet reformuese është mbështetja e sistemit të infermiereve patronazhi të cilët me vizitat  e tyre do të duhet të sigurojnë ndihmë dhe mbështetje të fëmijëve të cilët gjenden në sistemin e mbrojtjes sociale. Në fokusin e UNICEF-it, thekson Perks, është fëmijëria e hershme, gjegjësisht të sigurohen fëmijët në moshën parashkollore, të sigurojë mbrojtje shëndetësore si për shembull nga  fruthi, gjithashtu edhe përmes programeve për arsim parashkollor.

Mario Jançev, drejtor për zhvillim të programeve të SOS Fshatit të fëmijëve -Republika e Maqedonisë së Veriut, thotë se ajo të cilën e bëjnë si institucion është në bashkëpunim me qendrat për punë sociale është që dalin në ndihmë për kujdes të fëmijëve të cilët kanë mbetur pa kujdes prindëror, ndërsa ndihmojnë edhe familjet biologjike të cilat janë në rrezik social. Në lidhje me rreziqet me të cilat fëmijët përballen në familjet biologjike, thotë ka lloje të ndryshme.

“Zakonisht ato janë fëmijë të cilët vijnë nga familje në rrezik social, ekzistojnë rreziqe të ndryshme si anashkalim, dhunë dhe varfëri, e cila në vete bën që fëmijët absolutisht të mos marrin mbështetje. Papunësia e prindërve dhe një varg faktorësh të tjerë ndikojnë në rrezikun e fëmijëve që t’i lëshojnë familjet ose të inkuadrohen në dukuri të tjera sociopatologjike”, thotë Jançev.

Në kuadër të shënimit të Ditës ndërkombëtare të familjes në hollin e Fakultetit Filozofik pranë UKM, organizuar nga Instituti për studime familjare, fëmijë nga klasa e parë dhe e tretë nga SHF “Llazo Angellovski” vizatonin në temën e dhënë që të vizatojnë familjen e tyre.

“Familja është qeliza bazë e shoqërisë për këtë në atë frymë i mësojmë fëmijët për rëndësinë e familjes dhe respektimin e vlerave familjare”, thotë mësuesja Ivana Mlladenovska, koordinatore për klasën e parë pranë kësaj shkolle.

Ndryshe këtë vit, UNICEF-i Ditën ndërkombëtare të familjes e dedikon në temën e migrimeve, gjegjësisht si të ruhen familjet në vend dhe në problemet klimatike – ndotjen e qyteteve që ka efekt të drejtpërdrejtë ndaj zhvillimit fëmijëror, shëndetin e tyre dhe cilësinë e jetës që janë shumë të rëndësishme si për fëmijët ashtu edhe për familjet.

“Shoqëria duhet të bashkohet, t’i bashkojë forcat e saja dhe të ndërmerr masa në lidhje me zgjidhjen e probleme të tilla të hidhura dhe të thotë se do ta përshpejtojmë gjithë këtë proces, që të zgjidhen të gjitha situatat e krizës”, porositi Perks. fc/ 

 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.