Pas një periudhe të gjatë niveli i lumenjve mbi apo në suaza të mesatares

në kategorine Maqedoni

Shkup, 15 maj 2019 (MEDIAL) – Pas valës së reshjeve që e kapluan vendin nga e hëna, gjendja hidrologjike po përmirësohet. Mbi apo në suaza të mesatares   janë nivelet e shumicës së lumenjve të cilat deri më tani ishin përgjysmuar  apo trefishuar.

Megjithatë, nën mesataren për në maj edne është Kriva Reka afër Kriva pallankës dhe Bregallnica afër Shtipit, ndërsa vlerat më të ulëta janë në Drinin e Zi afër Lozhanit dhe në Strumicë afër Novosellës.

Niveli i liqeneve nuk vërejnë ndryshime, të gjitha janë në suaza të mesatares për në maj siç ishin deri më tani.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.