Parlamenti grek dha dritë të gjelbër për Marrëveshjet për vendkalimet e reja kufitare drejt vendit tonë

në kategorine Maqedoni

Athinë, 15 maj 2019 (MEDIAL) – Me votat e SYRIZA-s, Potamit dhe Aleancës Demokratike, Parlamenti grek i votoi projekt ligjet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë për Marrëveshjet për hapje të vendkalimeve të reja kufitare tek Markova noga mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, njofton korrespondentja e MEDIAL-s nga Athina.

Demokracia e Re, Agimi Artë dhe Lidhja e centralistëve ishin kundër, ndërsa Partia Komuniste votoi me abstenim.

Për dy propozim ligjet, deputetët e pranishëm në Parlament, në dy votime të veçanta elektronike, e shprehën qëndrimin e tyre, i cili u numërua si qëndrim i partisë.

Votimit i ka paraprirë një debat që ka zgjatur rreth një orë e gjysmë. ..

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.