Osmani: Që sot do ta dakordojmë takimin midis Zaevit dhe Ahmetit për rikonstruimin e paralajmëruar

në kategorine Maqedoni

Shkup, 15 maj 2019 (MEDIAL) – Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani deklaroi se që sot  do të dakordohet  takim midis kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të BDI-së Ali Ahmeti, rreth rikonstruimit të paralajmëruar.

Osmani, ku mori pjesë në takimin me studentët e Fakultetit  Ekonomik  pranë UCIM-it, tha se kjo temë nuk duhet të jetë dominante në diskursin politik, sepse, siç tha   kjo është më pak e rëndësishme sesa temat thelbësore, ndërsa ky është realizimi i programit të Qeverisë dhe hapat e mëdhenj në pikëpamje të integrimeve.

“Por, ky është interesi i opinionit dhe ne jemi të obliguar të përgjigjemi në atë interes. Sot kryeministri kthehet edhe që sot do ta dakordojmë takimin midis dy liderëve, që të munden të  bisedojnë lidhur me rifokusimin  e Qeverisë drejt temave që do të jen aktuale në periudhën që vjen”, theksoi Osmani.

Theksoi se në dy vitet e para nga kjo Qeveri dominante ishte politika e jashtme, ndërsa tani në gjysmën e dytë të mandatit në fokus do të jetë ekonoMEDIAL.

“Këtu do të duhet përforcimi shtesë të kapaciteteve njerëzore, me qëllim të dërgohen rezultate në atë pjesë. Nuk mundet para se të mbyllen temat politike të dorëzohen rezultate ekonomike, sepse në kushte të izolimit ndërkombëtar në një botë globale,  është vështirë që një shtet i vogël si Maqedonia e Veriut, të mund të jetë jetë pjesë e rrjedhave ekonomike pozitive”, vlerësoi ai.

Osmani e përsëriti besimin se në samitet e BE-së në qershor -korrik do të merret vendim për fillimin e negociatave, edhe pse, siç theksoi, spekulimet nga disa anëtare se kjo do të mund të jetë edhe në tetor.

Para studentëve të Fakultetit Ekonomik pranë UCIM-it.Osmani e prezantoi projektin “Me njohuri evropiane deri te kryeqyteti evropian”, konkurs dedikuar për studentët për shkenca shoqërore pranë universitete shtetërore, ku përmes pjesëmarrjes me përpunimin e eseve, kanë mundësi ta tregojnë diturinë e tyre evropiane.

Dymbëdhjetë më të mirët, për të cilët do të vendosin vetë fakultetet, do të marrin shans   ta ndjejnë atmosferën në Bruksel, përmes vizitës studimore treditore në kryeqendrën evropiane, ku do të kenë mundësi t’i vizitojnë institucionet kryesore të BE-së, si dhe të njihen me mënyrën e punës së tyre.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.