Mustafa: Kujdes në ngasje të automjeteve

në kategorine Kosovë

Ministri  i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa ka shkruar
me një postim në llogarinë  e tij në Facebook
ku ka kërkuar nga ngasësit e automjeteve të kenë kujdes në trafik dhe të përshtatin
me kushtet në rruge për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut sepse rrugët
po janë të vështira për ngasje

Postimi i plotë:

Reshjet e vazhdueshme të shiut që po bijen
në tërë territorin e vendit, po krijojnë vështirësi në trafikun rrugor dhe
rrugët potencialisht po bëhen më të vështira për ngasje të automjeteve.

Policia e Kosovës (Kosovo Police) kërkon nga të gjithë
pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që
drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë
shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent.

Burimi: http://kosova.info

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.