Mbahet në Zvicër debati për parandalimin e radikalizimit

në kategorine Diaspora

E Mërkurë, 15 Maj 2019 – 14:00
albinfo.ch

Teatri Kurora, në kuadër të realizimit të projektit për prandalimin e radikalizimit “Me shku në Mars”, organizoi një debat më 10 maj në Llozanë, ku të pranishëm ishin edhe Philippe Gitz, ish-polic në kantonit Vaud, njëherësh mësimëdhënës për të drejtat e njeriut, Catarina Pereira, psikologe, presidente e shoqatës së etnopsikiatrisë në Gjenevë si dhe Pascal Gemberli, sekretar i shoqatës të Unionit të Myslimanëve të kantonit Vaud – UVAM, shkruan albinfo.ch. Para fillimit të debatit është shfaqur pjesa teatrale “Me shku në Mars”, me skenar të Migjen Kajtazit dhe regji të Visar Qusaj, e luajtur me shumë mjeshtëri nga aktorët Linda Qusaj dhe Zymer Lutfiu.
Fjala «Radikalizim» shfaqet shpesh, po çfarë i shtynë te rinjtë të tërhiqen nga një ideologji fetare deri në atë masë sa që të sakrifikojnë jetën e tyre dhe të tjerëve? Çka kuptojmë me “radikalizim”? A mund ta parandalojmë apo të shërohemi nga radikalizimi në kuptimin e përgjithshëm të fjalës ?Këto ishin disa nga pikat kyçe të debatit të zhvilluar mes specialistëve, të cilët u munduan t’u përgjigjen këtyre pytjeve në këndvështrim policor, psikologjik dhe fetar.
Edhe pse tematika është shumë e ndjeshme, specialistët ishin të gjithë të një mendjeje që duhet një dialog mes autoriteteve, duke filluar nga shkolla, familja, lagjet dhe mjediset fetare.  
Ramadan Avdiu, konsull i përgjithshëm në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë, i ftuar i nderit i debatit, i dha përgjigje fenomenit të tillë, duke precizuar që nuk ka asnjë luftëtar të Ushtrisë Çlirimatare të Kosovës që ka marrë pjesë në këto luftra. 
Projekti është i mbështetur nga strukturat e konfederatës dhe klubi i UNESCO-së të Llozanës. 

Burimi: https://www.albinfo.ch

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.