MASH do të propozojë ndryshim dhe plotësim të Programit për realizim dhe zhvillim të veprimtarisë në standardin studentor për 2019

në kategorine Maqedoni

Shkup, 15 maj 2019 (MEDIAL) – Ministria e Arsimit dhe Shkencës përmes një njoftimi për mediat, informon se në seancën e ardhshme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut do të propozojë të kryhet ndryshimi dhe plotësimi i Programit për realizim dhe zhvillim të veprimtarisë në standardin studentor për vitin 2019, me çka do të jepet bazë që Ministria të shpallë konkurs për ndarjen e bursave për studime në institucionet e arsimit të lartë me renome botërore nga sfera e artit, duke përfshirë edhe sferën e muzikës.

“Me këtë, do t’u jepet shansi edhe qytetarëve të talentuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut të aplikojnë dhe që janë pranuar në shkollat e larta muzikore në botë, të studiojnë pa pengesa me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës”, njofton MASH.

Në këtë Konkurs, siç citohet në njoftim, që do të shpallet pas miratimit të ndryshimeve dhe plotësimit të Programit për realizim dhe zhvillim të veprimtarisë në standardin studentor për vitin 2019, mundësi aplikimi për bursë do të ketë edhe studenti nga vendi ynë i cili është pranuar në “The Juilliard School” të Nju Jorkut, SHBA.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.