Major Tanushi përcillet nga kolegët e tij të grup-batalionit të NATO-s në Letoni

në kategorine Shqipëri

TIRANË, 15 maj /MEDIAL- A. Fortuzi/ – Komandanti i kontingjentit shqiptar në Letoni, major Klodian Tanushi, i rënë në krye të detyrës në misionin e NATO-s në vendin baltik, u përcoll me nderimet më të larta ushtarake nga kolegët e tij.
Efektivë të nëntë vendeve pjesëmarrëse në misionin “Enhanced Forward Presence”, përfshirë Letoninë, përcollën në aeroportin e Rigës arkivolin e mbuluar me flamurin kombëtar, me trupin e major Tanushit, i cili do të transportohet me avion ushtarak në atdhe.

Burimi: http://ata.gov.al/ 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.