Kryemadhi takime në DASH: Situata e rëndë politiko-sociale në Shqipëri

në kategorine Shqipëri

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u prit në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Susan K.Falatko, Drejtore e Zyrës për Cështjet e Europës Qendrore e Jugore.

Kryemadhi ndau me Falatko opinionet dhe shqetësimet sipas saj, per  situatën e rëndë politiko-sociale në Shqipëri si dhe angazhimin politik të LSI-së në këtë moment tepër delikat për vendin.

Kryetarja e LSI  nënvizoi rolin e veçantë e vëmendjen e  SHBA per Shqipërinë bazuar edhe në vlerat e jashtëzakonshme të demokracisë, që Amerika përfaqëson për vendin tonë.

Burimi: https://www.vizionplus.tv

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.