Diskutohen sfidat e sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurisë së kundërligjshme

në kategorine Kosovë

Këshilli Prokurorial dhe
Këshilli Gjyqësor i Kosovës janë duke mbajtur një tryezë me temë ”Kornizat
ligjore për procedurat dhe sistemin e sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurisë
së krijuar në mënyrë të kundërligjshme”.

Në këtë tryezë po marrin pjesë: Kryesuesi i KPK-së dhe ai i KGJK-së, Kryeprokurori i Shtetit, Kryetari i Gjykatës Supreme, kryetarët e gjykatave dhe kryeprokurorët e prokurorive.

Qëllimi i tryezës është diskutimi i sfidave të deritashme për zbatimin e kornizës ligjore për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme.

Në këtë tryezë
të rëndësishme, krerët e sistemit prokurorial dhe gjyqësor janë duke diskutuar
sfidat në fushën e sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurisë së kundërligjshme,
si dhe idetë për avancimin e procedurave që kanë të bëjnë me këtë çështje.
 

Gjatë
diskutimeve të deritashme është vlerësuar se sekuestrimi dhe konfiskimi i
pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme ka qenë dhe mbetet sfidë e
vazhdueshme për sistemin prokurorial dhe gjyqësor, andaj është e nevojshme që
pas analizës së punës së mekanizmave ekzistues të bëhen edhe ndryshimet
përkatëse në drejtim të avancimit të tyre.

Në kuadër të kësaj tryeze po ashtu është theksuar se janë bërë përmirësime të mëdha sa i përket infrastrukturës ligjore, mirëpo është i nevojshëm që të rritet niveli i zbatimit të saj në kuadër të mekanizmave që pritet të avancohen si pjesë të politikave strategjike të Këshillit Prokurorial dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës. /Kosova.info/

Burimi: http://kosova.info

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.