BOGOEVSKI: Nuk kam porositur k.ok.ainë, por vaj ka.nab.isi (FOTO)

në kategorine Maqedoni

Deputeti, Pavle Bogoevski, ka vërtetuar se zëri në incizim është i tij, që u publikua mbrëmë në rrjetet sociale si “bombë” e re. Bogoevski gjithashtu reagoi me një status në rrjetet sociale, i cili ka thënë se nuk ka porositur ko.kai.në por vaj kanabisi, siç kishte shkruar ai për një njeri të tij të afërt.

Një pjesë nga reagimi i tij në rrjetin social Facebook:

Mbrëmë në një rrjet social rus u publikua një audio ku autori i publikimit e ka quajtur “bombë”, ku thekson se kam porositur kokainë. Në rrjetet tona, fillimisht ishte shpërndarë nga makineritë propaganduese të VMRO-DPMNE-së, në rrjetin social Twitter.

Do të doja të pastroja disa punë:

A është ai zëri im?

Po.

A flas për substancë të ndaluar?

Po. Mirëpo, në këtë bisedë nuk kam porositur kokainë. Aty kam kërkuar vaj kanabisi. Për përdorim medicinal, për një person timin  shumë të afërm nga vaji i kanabisit, pasi i kishte ndihmuar kur asnjë medikament tjetër nuk i kishte ndihmuar. Atë e bëj disa muaj dhe do ta bëje aq sa duhet.

Kjo ishte një pjesë e reagimit të tij në rrjetin social Fejsbuk.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.