Audi do të lidhë makinat me semaforët për të arritur gjithnjë dritën e gjelbër

në kategorine Teknologji

Prodhuesi gjerman i automjeteve Audi kërkon të lidhë modelet e tij të reja me semaforët në qytetin jugor të Gjermanisë në Ingolstadt duke filluar nga muaji korrik.

Shërbimi i ndarjes së informacionit i mundëson shoferëve të përshtatin shpejtësinë e tyre për të arritur semaforin e radhës në dritë të gjelbër duke qëndruar brenda limiteve të shpejtësisë dhe duke u mundësuar shoferëve të kalojnë sa më shumë semaforë që të jetë e mundur.

Prodhuesi gjerman e ofron këtë shërbim prej dy vitesh në disa qytete amerikan si Las Vegas, Los Anxhelos dhe Uashington./Atsh/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.