Apeli e heq masën e ndalimit të shitjes së librit të Stojan Andov

në kategorine Maqedoni

Shkup, 15 maj 2019 (MEDIAL) – Gjykata e Apelit e ka hequr masën e përkohshme me të cilën ndalohej shitja e librit të ish kryetarit të Kuvendit Stojan Andov, ” Për atentatin dhe pas tij”.

Gjykata e Apelit e pranoi ankesën e avokatit Andov, Zvonko Davidoviq, sipas të cilit  vendimi i gjykatës së shkallës së parë ta  ndalojë librin paraqet prejudikimin e gjykimit.

Gjykata Themelore Shkup-2 , më 21 mars të këtij viti mori vendim për ndalimin e përkohshëm  për shitjen e librit të Stojan Andovit ” Për atentatin dhe  pas tij”, pas  padisë së Lubomir Fërçkovskit për  shkeljen e  të drejtave të tij personale, respektivisht për shpifje lidhur me atentatin e ish presidentit Kiro Gligorov.

 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.