Ambasadori austriak: Dënojmë dhunën, koha për dialog politik

në kategorine Shqipëri

Ambasadori austriak, Johan Sattler në vendin tonë ka analizuar situatën politike.

 

Nga Patozi, Sartler është shprehur se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë ndërsa ka kërkuar nga partitë politike të dialogojnë me njëra tjetrën.

 

“Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë. E dënojmë dhunën, është koha të mendojmë për dialog politik dhe të funksionojë dialogu.  Deklarata  e peshkopëve katolikë  duhet të inkurajojnë politikanët ta shikojnë këtë deklaratë.”

 

Gjithashtu ambasadori austriak është ndalur dhe te dhuna në protestat e fundit të opozitës, ku  theksoi se urrejtja nuk sjell asgjë tjetër përveç urrejtjes.

 “Të ndalojnë retorikën e dhunës dhe të urrejtjes sepse urrejtja sjell vetëm urrejtje. Retorika duhet të ndryshoje. Përfaqesuesit ndërkombetarë janë në vend për të ndihmuar por përgjegjësia bie mbi vet drejtuesit e vendit.”

Burimi: https://www.vizionplus.tv/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.