Uanda Nara i shkel syrin Juventusit: Ikardit do ti pëlqente të luante krah Kristiano Ronaldos

në kategorine Sport

Drejtuesit e zonjës së vjetër këtë vit janë duke menduar vetëm për Chempions League dhe për këtë në merkaton e kësaj vere pritet që të afrojnë lojtarë të niveleve të larta për të arritur objektivat.

Pas konfliktit të disa kohëve më parë, situata mes Ikardit dhe Interit apo tifozerisë zikaltër duket se nuk do të jetë më asnjëherë si më parë. Ndërsa rrugët e të dyjave palëve me siguri do të ndahen në fund të sezonit, por për të theksuar edhe më shumë krisjen me klubin ka menduar agjentja dhe njëkohësisht bashkëshortja e argjentinasit, Uanda Nara, e cila në emisionin e përjavshëm ‘Tiki Taka’, ka deklaruar se Ikardi ka marrë oferta nga klubet dhe trajnerët më të mirë dhe se të gjithë e duan. Ndërkohë, nuk mohoi mundësinë e Ikardit për të kaluar te Juventusi, teksa tha se sulmuesit do t’i pëlqente të luante për bardhezinjtë ndërsa mund të përshtatej me Ronaldon. “Jam e lodhur nga ato që thonë se Ikardi do të largohet. I kanë ardhur shumë oferta nga klubet dhe trajnerët më të mirë por ai vendosi të qëndrojë te Interi. Të gjithë e duan Ikardin, por nga ajo që flet Spaleti duke sikur dikush brenda Interit nuk e do. Atij do t’i pëlqente nëse do të shkonte te Juventusi. Mund të përshtatej me Kristiano Ronaldon”, tha Uanda. Drejtuesit e zonjës së vjetër këtë vit janë duke menduar vetëm për Chempions League dhe për këtë në merkaton e kësaj vere pritet që të afrojnë lojtarë të niveleve të larta për të arritur objektivat. Edhe pse nuk dihet ende se cili do të jetë trajneri që do të drejtorë bardhëezinjtë këtë vit zonja e vjetër është duke punuar për afrimin e lojtarëve që do i realizonin klubit dhe drejtuesve për fitimin e Chempiosit. Juventusi përveç një ose dy qendërmbrojtësve, është duke kërkuar dhe një mesfushor të ri të një klasi të lartë. Pas Aron Ramsejt, në kampin bardhezi kërkojnë një “partner” ideal për uellsianin, për të bërë një freskim në aksin qëndror të fushës. Sipas “Tuttosport” për një vend në mesin e fushës duke se janë në garë tre francezë. Pol Pogba, Adrienn Rabiot dhe Tangui Ndombele janë tre lojtarët, që Juventusi ka nisur të intersohet. Rabiot është në “pole”, kjo pasi mund të blihet me parametra 0 ashtu sikurse si Ramsej dhe t’i jepej një rrogë e mirë. Nga ana tjetër Pogba duket i prirur për te Reali, ndërsa Ndombele ka në plan të parë “Zonjën e Vjetër”. Mbetet të shihet se cila do të jetë lëvizja e drejtuesve të Juventusit, që së pari duan të zgjidhin çështjen e trajnerit.

Pirlo: Juves i duhet Isko

Titulli i Serie A është siguruar prej gati një muaji, por qëllimi i Juventusit mbetet Liga e Kampionëve, një trofe që bardhezinjtë nuk e kanë fituar në 23 vitet e fundit. Tani, për të dhënë “recetën” të suksesit edhe në këtë drejtim, ka menduar një ish-futbollist i madh, si Andrea Pirlo. Duke folur në mikrofonat e “Sky Sport”, ai i ka dhënë një këshillë Juventusit për merkaton e ardhshme të transferimeve. “Goditja e duhur? Unë mendoj se Juve ka nevojë për një lojtar si Isco. Bardhezinjtë janë në një nivel tjetër në Serie A, por i duhet të fitojë Ligën e Kampionëve. Allegri e ka në mendje ekipin e së ardhmes prej disa muajsh, sikurse ka thënë vetë. Mesfusha është reparti, që duhet përmirësuar. Ndoshta ka konstatuar më pak kualitet në mesfushë, pasi bleu Ronaldon, që nuk dinte si ta merrte topin”. Isco, për më tepër, nuk është një emër i ri për Juventusin. Klubi torinez e ka ndjekur spanjollin prej një kohe të gjatë. Sezonin që po mbyllet për ish-lojtarin e Malaga ka qenë i errët, por me rikthimin e Zidane si trajner, gjërat duket se do të ndryshojnë për mirë. Trajneri francez ka besuar gjithmonë tek Isco, e shikon atë si pikë rerferimi te Real Madridi i sezonit të ardhshëm, ndaj nuk do të jetë e lehtë për ta transferuar në Torino.
 

Burimi: https://sot.com.al

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.