Shkolla kosovare binjakëzohet me atë „Europäische Mittelschule“ të Vjenës

në kategorine Diaspora

E Hënë, 13 Maj 2019 – 22:20
albinfo.ch

Një grup prej dhjetë nxënëseve të klasave 7/8 të shkollës fillore „Pjetër Bogdani“ nga Prishtina kanë qëndruar për tri ditë në Vjenë të Austrisë.
Nxënësit e shkollës “Pjetër Bogdani” nga Prishtina, së bashku me drejtoreshën e shkollës, Jehona Oruçi, Dafina Miftari, Besa Morina dhe përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Lirije Gosalci dhe Fatos Osmani, ishin mysafirë në shkollën „Europänische Mittelstufe“ – EMS në Vjenë.
Ata u mirëpriten nga drejtoresha e shkollës, znj. Christine Schiller, nga mësimdhënës dhe nxënës të kësaj shkolle.
„Që nga viti i kaluar ka filluar bashkëpunimi në mes të dy shkollave. Nxënësit e dy shkollave kaluan shumë mirë me njëri -jetrin, ndërkohë udhëheqësit e shkollave shkëmbyen përvojat e tyre mësimore. Ishte një vizitë shumë miqësore”, thotë Drita Cacaj, udhëheqëse e grave të Partisë Popullore në Austri (ÖVP) për çarkun  Margaret të Vjenës.  
Gjatë kësaj vizite u bë edhe binjakëzimi mes dy shkollave.
„Jemi të lumtur që pas përpjekjeve tona, arritëm të bëjmë binjakëzimin në mes dy shkollave. Projekte të ndryshme pritet të implementohen në të ardhmen në mes shkollës nga Prishtina dhe asaj nga Vjena. Kjo njëkohësisht tregon edhe për ruajtjen e miqësisë së mirë që ka shteti austriak me atë të Kosovës”, theksoi znj. Cacaj e cila gjatë tri ditëve ishte kudo duke i shoqëruar nxënësit kosovarë.
Nxënësit nga Kosova për nder të shënimit të Ditës së Evropës, më 9 Maj 2019, performuan shkëlqyeshëm para shumë personaliteteve të shquara të Vjenës, në programin “Europafest” me këngët: “We are the World” dhe “Baresha”.
“Nxënësit tanë vizituan edhe Parlamentin e Austrisë, ku edhe aty performuan këngën “Baresha”. Gjatë vizitës përveç që u vizituan vende te ndryshme kulturorë-historike të Vjenës, u zhvilluan edhe takime të ndryshme me rëndësi të veçantë për ne siç ishin me Dr. Andrea Schmölzer, koordinatore për Çështjet Shumëpalëshe të BE-së dhe me znj. Deborah Burger, Shefe e Divizionit për Gjuhë të huaja dhe Zëvendësshefe e Zyrës”, thuhet në një komunikatë të shënuar në “Facebook” në faqen e shkollës “Pjetër Bogdani”.
Transportimi i nxënëseve nga Kosova është bërë me autobus nga agjencia “Loshi Reisen”.

Burimi: https://www.albinfo.ch

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.