Shinkovski vel Sek: Shrpesoj se BE-ja do të njohë progresin në Maqedoninë e Veriut

në kategorine Maqedoni

Shkup, 14 maj 2019 (MEDIAL) – Maqedonia e Veriut shënon progres të mirë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ai është shembull i mirë i një vendi që ka bërë hap të madh përpara. Për këtë shpresoj se BE-ja do ta njohë këtë progres dhe do ta vlerësojë me datë për bisedime për anëtarësim, tha zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Shimon Shinkovski vel Sel, në takimin e sotëm me gazetarët.

Ai është optimist, ndërsa vendi i tij, siç thotë, është mbështetës i madh i politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian. Por, shtoi, ky nuk është vetëm vendim i tij dhe për këtë do të duhet të pritet që BE-ja ta miratojë në qershor.

“Me të vërtetë jam i impresionuar se si vendi shënon progres në reformat në vitet e kaluara. Ne kemi probleme të mëdha në Ballkanin Perëndimor, por kur kërkojmë vend shembull për sukses, vend që ka arritur të bëjë reforma dhe hap të madh përpara në procesin eurointegrues ajo është Maqedonia e Veriut. Dhe nuk është në pyetje vetëm Marrëveshja e Prespës, por edhe reformat e brendshme, të cilat tregojnë se ka mundësi që rajoni ballkanik të afrohet drejt BE-së”, potencoi ai.

Konsideron se çdo vend duhet të vlerësohet në mënyrë të veçantë për progresin. Mendimi im është, thotë ai, se secili vend duhet të trajtohet individualisht dhe shpreson se kështu do të vlerësohet progresi.

Nëse Bashkimi Evropian nuk jep datë për fillim të negociatave, sipas zëvendësministrit të Polonisë, detyra kryesore e vendit të tij do të jetë që të japë vazhdimisht impulse dhe vazhdimisht të udhëzojë në atë që politika e zgjerimit është diçka në të cilën nuk duhet të harrohet, as të lihet anash.

Ambasadori polak në Shkup, Vojçeh Tiçinjski, i cili ishte i pranishëm në takim, thotë se vendi nuk duhet  të ketë qëndrim se reformat i bën për shkak të Brukselit, por para se gjithash për vete, sepse kështu do të sigurojnë jetë më të mirë dhe më cilësore për qytetarët e tyre. Është shumë me rëndësi, tha që në BE të hyhet i përgatitur dhe kjo të bëhet në procesin inkuadrues, kur potencoi i ndodhin ndryshimet më të mëdha. .

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.