Nga 1 Korriku 2021 zerohen tarifat roaming Shqipëri-Kosovë

në kategorine Galileo

Sot një thirrje dalëse në celular nga një numër operatori shqiptar që përdoret me roaming në Kosovë kushton nga 25 deri në 275 lekë për minutë, në varësi të kompanisë dhe paketës.

Kurse për thirrjet hyrëse, pra telefonat që na mbërrijnë në celular, tarifat janë nga 25 deri ne 175 lekë për minutë.

E njëjta situate është për shtetasit kosovarë që përdorin numrat e tyre në Shqipëri. Kryetari i AKEP, Ilir Zela shpjegon se të dyja autoritetet që merren me rregullim e tarifave celulare si në Shqipëri ashtu dhe ne Kosovë kanë vendosur që nga 15 qershori i këtij viti të nise ulja e çmimeve të telefonatave dhe shërbimeve të tjera celulare mes dy shteteve.

“Pra duke filluar nga 15 qershori i sivjetëm, kemi ulje nga 5 deri në 15 herë të tarifave të thirrjeve për pajtimtarë, por jo vetëm të tyre, edhe të internetit dhe SMS”, tha Zela.

Ulja do te jete graduale për të zeruar në 2021.

Duke filluar nga 1 korriku i vitit 2021 qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës do mund të udhëtojnë midis dy vendeve pa ndjerë se janë në Shqipëri apo Kosovë dhe ku mund të përdorin këto shërbime njësoj siç i përdorin në vendin e tyre”, tha Zela.

Në procesit e zbatimit të marrëveshjes së roamingut Shqipëri-Kosovë kanë marrë pjesë edhe kompanitë celulare në Shqipëri dhe Kosovë, thotë Zela, ndërkohë që ka nisur përgatitja e një marrëveshje të ngjashme edhe për heqjen e roamingut me vendet e rajonit. /Top Channel

Burimi: http://pcworld.al/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.