Formacioni më i mirë i Premier Ligës. Ja kë zgjedh ‘Goal.com’

në kategorine Sport

Manchester City është shpallur kampion i Premier Ligës duke grumbulluar me gjithsej 98 pikë pas një gare me Liverpoolin që zgjati deri në ndeshjen e fundit. Portali i njohur ‘Goal.com’ ka zgjedhur formacionin më të mirë të sezonit 2018/18 në  Premier Ligë. Lojtarët e Cityt janë pikërisht ekipi që ka dominuar në këtë formacion. Ekipi i Pep Guardiolas ka plot gjashtë futbollistë në këtë formacion, i ndjekur nga Liverpoolit me katër dhe Chelsea me një.

Nga City janë: Portieri Ederson, mbrojtësi Aymeric Laporte, mesfushorët Fernandinho dhe Bernardo Silva dhe sulmuesit Sergio Aguero dhe Raheem Sterling. Liverpooli përfaqësohet nga treshja e mbrojtjes: Trent Alexander-Arnold, Virgil Van Dijk dhe Andy Robertonson, ndërsa gjendet edhe sulmuesi Sadio Mane.

Chelsea përfaqësohet vetëm nga ylli belg, Eden Hazard i cili kopmpleton 11-shen më të mirë të përzgjedhur nga ‘Goal.com’. Por në këtë formacion mungojnë yje si Mohamed Salah dhe Pierre-Emerick Aubameyang.

BalkanWeb

Burimi: https://www.balkanweb.com/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.