Bytyqi përgëzon nxënësit që kanë marr medalje të argjendtë në Beograd

në kategorine Kosovë

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, bashkë me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë Ruari O’Conell kanë vizituar nxënësit e shkollës fillore “Faik Konica” dy nga të cilët kanë fituar medaljen e argjendtë në Samitin Digjital Rajonal që është mbajtur në Beograd.

Sukseset e tilla sipas Bytyqit i bëjnë krenar dhe se Ministria do t’i mbështes mësimdhënësit për praktikat e mira që vijnë nga vendet në zhvillim.

Postimi i Bytyqit në Facebook:

Bashkë me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, z. Ruari O`Connell, vizituam shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, për t’i uruar nxënësit Eni Zymeri dhe Fidan Haliti, fitues të medaljes së argjendtë në Samitin Digjital Rajonal të mbajtur në Beograd. Në këtë garë, cila është mbajtur në kuadër të projektit të British Council “Shkollat e shekullit 21” – Kodim me pajisjen micro: bit, këta dy nxënës prezantuan projektin e tyre “The Reaction Game”.

Përgëzova nxënësit fitues të garës për suksesin e dëshmuar dhe theksova se sukseset e tilla na bëjnë të ndjehemi krenarë dhe se kjo është ajo që dëshirojmë përherë. Me këtë sukses, nxënësit ja kanë shtuar vlerën kësaj gare. Kjo dëshmon se kur ne krijojmë mundësitë, nxënësit janë të gatshëm për suksese të mira.

Ne si Ministri do të jemi të gatshëm që vazhdimisht të mbështesim mësimdhënësit tanë për promovimin e praktikave të mira që na vijnë nga vendet mike, e të zhvilluara.

Gjithashtu kam përgëzuar Ambasadën e Britanisë së Madhe dhe British Council për projektin “Shkollat e shekullit 21”, të lansuar edhe në Kosovë, i cili promovon dhe nxitë zhvillimin e praktikave të reja të mësimdhënies dhe mësimnxënies tek ne. 

Burimi: http://kosova.info

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.