PSA nuk do ta blejë Jaguar Land Roverin nga Tata Motors

në kategorine Galileo

Ndoshta vlen të ceket thënia e vjetër “Aty ku ka tym, ka edhe zjarr” në lidhje me spekulimet se kompania Jaguar Land Rover është në shitje.

Në spekulimin se PSA Group mund ta blejë Jaguar Land Roverin nga Tata Motors, kanë reaguar negativisht të dy këto kompanitë, shkruan Motor1, transmeton Koha.net.

PSA Group thotë se aktualisht po krijon kapital të konsiderueshëm për të funksionuar në të ardhmen, por do të mendojë nëse në të ardhmen do t’i shfaqej një mundësi si ajo e Opel-Vauxhallit.

Të ashpër janë shprehur përfaqësuesit e Jaguar Land Roverit: “Politika e kompanisë sonë është që të mos komentojë spekulimet e medieve, por mund të konfirmojmë se në këto njoftime nuk ka asgjë të vërtetë”.

Këto reagime janë shkaktuar nga Shoqata e Gazetarëve në Londër, e cila thotë se ka pasur mundësinë që të shohë dokumentin e PSA-së dhe JLR-së në të cilin kishte detaje që do të çonin në uljen e shpenzimeve në rast të bashkimit. Duke iu referuar “personit të paidentifikuar” nga JLR, negociatat mes këtyre dy kompanive po shkojnë me ritëm të përshpejtuar.

A ka të vërteta në këto spekulime ndoshta do t’i kuptojmë së shpejti, por kreu i PSA Group, Carlos Tavares, po kërkon një mënyrë që të largojë grupin jashtë Evropës, përcjell Koha.net. Në këtë kontekst, Tavaresit po i pëlqen FCA (Fiat Chrysler Automobiles), kryesisht për shkak të markës Jeep. Po ashtu, ai nuk fsheh as mundësinë e bashkëpunimit me General Motors dhe JLR-në i cili do të hapte derën për në botë.

Tata Motors ka problemet e veta me JLR-në, për shkak të rënies së madhe të shitjeve në Kinë si dhe pasigurisë së me Brexitin ndërsa në 14 muajt e ardhshëm do të duhet të sigurojë miliarda dollarë për të kryer detyrimet e ardhshme ndërkohë që investimet për automjetet elektrike do të gjenerojnë kosto të mëdha.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.