Kosovari po hetohet për miliona franga borxhe ndaj shtetit të Zvicrës

në kategorine Diaspora

E Hënë, 13 Maj 2019 – 13:00
albinfo.ch

Foto: Blick
Ky është një ndërrim karriere sikur i bëhet në një libër fotografik: Nga prodhuesi i makinave Arton B. (29) u bë  sipërmarrës I njohur në internet.Ai jeton jetën e tij në maksimum. Fotot e udhëtimeve në avionë privatë janë dëshmia e një jete luksoze. Ai gjithashtu ka shfaqur edhe një pasion për orët e shtrenjta dhe veturat luksoze. 
Por, kompania të cilën ai e udhëheq që ka në qarkullim 12 milionë euro, tashmë po raportohet se ka disa probleme.Për këtë Arton B, thotë se janë probleme që i kanë disa kompani, duke thënë se vetëm kanë vonesa në pagesa. 
Mirëpo sipas raportimeve të Blick, transmeton albinfo.ch, Arton B, i ka plotë 12  milionë franga zvicerane borxh shtetit. 
Sipas informacioneve të blick ka të bëjë me mashtrimin dhe pastrimin e parave. Fokusi është në veçanti një transferimin e  pesë milionë frangave të një biznesmeni i cili dëshironte të investonte në këtë biznes. 
Ndryshe kompania e tij ishte specializuar në kriptovaluta, dhe kështu kishte sjellë një produkt të ri në treg, përcjell albinfo.ch. 
Për kompaninë e Arton. B emri I të cilit është ndryshuar nga gazeta, Zyra e prokurorit publik të Thurgaut tha se është e interesuar që të mësojë gjithçka rreth kompanisë, derisa kanë konfirmuar edhe një procedurë penale. 
 

Burimi: https://www.albinfo.ch

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.