Ballkani Perëndimor – Ne besojmë tek biznesi!

në kategorine Opinione

“I ndodhur në
kryqëzimin midis lindjes dhe perëndimit, rajoni mund të shërbejë si një port i
sigurt për investimet, ndërkohë që mundëson qasje të lehtë në tregun botëror”

Ballkani
Perëndimor mund të jetë fole e shumë problemeve, por perceptimi i biznesit
mbetet gjerësisht pozitiv në një masë prej 61 pikësh. Por, nëse e shohim
rajonin në një “panoramë të plotë”, duhet t’i hedhim sytë drejt një shifre
tjetër: 
63% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor janë
të pakënaqur me gjendjen ekonomike. Është e thjeshtë të vësh re shenjat e
rrëmuj
ës kur flasim për: sundimin e ligjit,
angazhimin e zyrtarëve publikë për të kuptuar dhe zgjidhur problematikat dhe
mosmarrëveshjet q
ë kanë të bëjnë me biznesin,
ndërkombëtarizimin e sektorëve privatë të rajonit për të arritur nivele më të
larta investimesh ndër-rajonale dhe ndërkombëtare dhe për të stimuluar
shkëmbime më të vrullshme tregtare, shkallën e papunësisë që qëndron në nivele
dyshifrore dhe largimin e trurit që po merr përmasa më të mëdha. Dhe këto janë
vetëm disa prej këtyre shenjave.

Por
një e vërtetë thelbësore humbet midis hiperbolës dhe të vërtetës. Më shumë se
gjysma e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor besojnë se perspektiva evropiane do
ta përmirësojë jetën e tyre, se ajo do të forcojë lidhjet ekonomike midis
gjashtë ekonomive të Ballkanit Perëndimor.

Sipas
matjeve dërrmuese objektive, përgjatë viteve të shkuara rajoni ka përjetuar
një rritje të pandërprerë ekonomike (tendenca është për 3.5 për qind në
vitin 2019 dhe 3.8 për qind në vitin 2020). E megjithatë, PBB-ja për
frymë në Ballkanin Perëndimor është më e ulët se një e treta e PBB-së së
Gjermanisë, si vendi më i pasur anëtar i BE-së
, dhe stoku
mesatar i Investimeve të Huaja Direkte (FDI) për frymë në Ballkanin Perëndimor
është më i ulët se gjysma e stokut të FDI për frymë në vendet anëtare të BE-së
nga Evropa Lindore, dhe vetëm sa një e shtata e mesatares së BE-së.

Gjithsesi,
rajoni ofron një mjedis mikpritës për investimet, duke prezantuar nivele tatimi
të fitimit për korporatat që variojnë nga 9% në 15%, nivele të cilat janë nga
më të ulëtat në Evropë. Sistemet monetare dhe financiare në rajon kanë një
varësi të madhe nga Euro-ja.

Një
nga asetet më të mëdha të rajonit janë burimet njerëzore, duke qenë se gjatë
viteve të fundit fuqisë punëtore i janë shtuar më shumë se 1.6 milionë[1] individë tejet
të kualifikuar. Për më tepër, rajoni i Ballkanit Perëndimor është një treg
lokal me shumë kërkesa. Marrëveshja e brendshme e tregtisë së lirë në rajon u
siguron qasje të drejtpërdrejtë rreth 20 milionë konsumatorëve.

Ky
rajon duhet të përfshihet në një qasje të përbashkët proaktive për përmirësimin
e mjedisit të vet të biznesit dhe t’ia demonstrojë këtë qasje komunitetit
botëror të biznesit.

I ndodhur në kryqëzimin midis lindjes
dhe perëndimit,
 duke
pasur një rrjet marrëveshjesh tregtie të lirë dhe me statusin preferencial të
tregtisë me ekonomi të treta (BE, SHBA, vendet e EFTA-s, Turqi, Rusi dhe vendet
e ish Republikës Ruse ),rajoni mund të shërbejë si një port i sigurt për
investimet, ndërkohë që mundëson qasje të lehtë në tregun botëror.

Investitorët e huaj i kanë
identifikuar tashmë mundësitë e pranishme në Ballkanin Perëndimor dhe kështu,
rajoni ka regjistruar një fluks hyrës investimesh të huaja direkte prej 1
miliard Euro gjatë vitit të kaluar.

Megjithatë, mençuria konvencionale
flet qartë: këto mbeten ende shifra modeste dhe janë shumë poshtë potencialit
të vërtetë të Ballkanit Perëndimor.

Çelësi
është konektiviteti. Konektiviteti i tregjeve, individëve, integrimi i 6-shes
të Ballkanit Perëndimor në tregun e bashkuar të BE-së. Kjo është logjika që
qëndron në  themel të Zonës Ekonomike Rajonale të Ballkanit Perëndimor
(REA). REA synon lëvizjen e mallrave, shërbimeve, investimeve, komunitetit të
biznesit dhe fuqisë së aftë punëtore midis 6 ekonomive.


kuadër të këtij aksioni, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) ka sjellë së
bashku qeveritë
dhe bizneset e rajonit për të punuar për mundësimin e lëvizjes së lirë të
investimeve, kapitalit njerëzor dhe komunikimit, rezultatet e të cilave do të
kenë ndikim
të drejtpërdrejtë tek biznesi dhe cilësia e jetës së qytetarëve tanë. Pa qenë
nevoja që të përmendim ndikimet horizontale që puna jonë ka pasur mbi
potencialet e pashfrytëzuara të rajonit tonë, të tilla si baza e SME-ve, baza
industriale, zhvillimi i zinxhirëve rajonalë të vlerave dhe përfshirja e tyre
në zinxhirët botërorë të vlerave si dhe rritja e punësimit për gratë dhe të
rinjtë.

Bizneset
e rajonit na mbështesin në këtë mendësi, dhe thuajse 70%[2] e tyre
shprehen se bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm për aktivitetin e tyre të
biznesit.

Deri
tani, nën ombrellën e REA-s dhe me mbështetjen e rajonit dhe të BE-së në rrugën
tonë, ne kemi:

·         Arritur
një marrëveshje historike rajonale për eliminimin e kostove të roaming-ut dhe
kemi hapur rrugën për një ulje më të qenësishme të kostove të roaming-ut midis
Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Për bizneset dhe qytetarët tanë kjo përfaqëson
një arritje të madhe në zhvillimin e një tregu të hapur rajonal.

·         Hapur
negociatat për një marrëveshje rajonale që do të mundësojë krijimin e një grupi
rajonal ekspertësh që mund të lëvizin nëpër rajon si dhe do të lehtësojë
lëvizjen e lirë të kapitalit njerëzor në rajon, përkatësisht përmes njohjes së
ndërsjellë të kualifikimeve profesionale në sektorët e mjekësisë dhe
inxhinierisë së ndërtimit, dhe njohjen e kualifikimeve akademike të fituara në
institucione të arsimit të lartë me cilësi të garantuar.

·         Lehtësuar
agjendën e parë të përbashkët të investimeve për rajonin, duke krijuar një
hapësirë të përbashkët investimi dhe reformash në fushat e hyrjes së
investimeve dhe mbrojtjes së tyre, si dhe promovimin e rajonit tek komuniteti
botëror i biznesit si një destinacion i përshtatshëm për
investime. Punës së bërë po i shtojmë më
tej vlerë
duke nisur reforma në sektorin financiar për të mundësuar qasje në më shumë
mundësi financimi për zhvillimin e biznesit.

Kjo
është një sipërmarrje ambicioze, dhe pa dyshim nuk është i vetmi aktivitet në
planin e punës të RCC-së, por ne jemi tejet të ndërgjegjshëm se pajtimi
ekonomik i rajonit do të përforcojë prosperitetin e përbashkët

Burimi: http://www.ekonomiaonline.com/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.