Arrestohet hajduti i shumëkërkuar në rajonin e Mammern-it

në kategorine Diaspora

E Diel, 12 Maj 2019 – 10:00
albinfo.ch

Pas një serie në vjedhje në dyqanet e fermave në rajonin e Mammern, policia kantonale e Thurgaut ka identifikuar kryerësin e këtyre veprave, i cili është arrestuar.
Një fermer njohu në Mammern një burrë që kishte kryer vjedhjet e parave të gatshme në dyqanin e tij në të kaluarën dhe lajmëroi policinë kantonale të Thurgaut.
59-vjeçari nga Kosova u mor në pyetje nga policia. Gjatë hetimit, ai ishte në gjendje të pranonte se kishte tentuar 15 vjedhje, përcjell albinfo.ch.
I akuzuari ka pranuar se ka kryer vjedhjet në para në periudhën janar-gusht të vitit 2018.
Prokuroria është duke hetuar rastin. Shuma e veprës penale është rreth 500 franga.

Burimi: https://www.albinfo.ch

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.