Mërgimtarët në Zvicër dhurojnë 23.730 për nënat dhe fëmijët në Kosovë

në kategorine Diaspora

E Shtunë, 11 Maj 2019 – 13:25
albinfo.ch

Mbrëmja e bamirësisë e organizuar nga Action for Mothers and Children dhe bashkë-organizatorët e shumtë si Dr.med. Agron Abrashi, Prof. Dr. med. Dr. h. c. Omer Dzemali, si dhe Sevdail Tahiri nga Albinfo.ch, ka arritur të grumbullojë një shumë të madhe parash të cilat i dedikohen uljes së shkallës së vdekshmërisë së foshnjave në Kosovë.
 
Kjo ngjarje bamirëse më moton “Shpëto Jetë” a u mbajt për të tretën herë me radhë në Hotelin Marriott në Cyrih, Zvicër, transmeton albinfo.ch.
 
Në këtë mbrëmje ka performuar sopranoja e njohur kosovare, Learta Jakupi, dhe bendi nga Prishtina ‘String String’ .
 
Përfaqësuesja e Solidar Suisse, Syzane Baja, bëri thirrje që sa më shumë të ndihmohet misioni dhe puna e fondacionit humanitar.
 
Ndërsa Menaxherja e organizatës AMC u shpreh e kënaqur me mbledhjen e fondeve prej mbi 23 mijë frangave.
 
“Ishte një privilegj i jashtëzakonshëm që ishim në mesin e kaq shumë filantropëve të Diasporës sonë në Cyrih. Së bashku festuam sukseset dhe arritjet e viteve të kaluara, ndërsa ngritëm fonde të cilat do të mundësojnë furnizimin me pajisje mjekësore dhe medikamente, zgjerimin e programit të skriningut të Kancerit të Qafës së Mitrës si dhe zgjerimin e Qendrave Informuese për Shëndetin e Gruas, ‘Klasat për Nëna‘ në Kosovë”, u shpreh Janine Mehmeti, Menaxhere i organizatës AMC.

Burimi: https://www.albinfo.ch

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.