Kur ta lexoni këtë lajm, nuk do të hani më kurrë mish të kuq

në kategorine Shëndeti

Mishi i përpunuar, duke përfshirë proshutën, sallamet, virshllet etj, janë ushqime të cilat nuk treten lehtë

Edhe një sasi i vogël e mishit të kuq ose e atij të përpunuar në baza ditore, siç është p.sh proshuta, mund të rrisë rrezikun e paraqitjes së kancerit të zorrëve, thuhet në studimin më të ri. Ky studim i realizuar nga ekspertët e Oksfordit ofron dëshmi të reja se konsumimi i ushqimit të kuq mund të jetë i dëmshëm.

Studiuesit kanë analizuar të dhënat e gati 500 mijë personave të përfshirë në këtë studim në Britani të Madhe. Gjatë studimit të tyre 6-vjeçar, ata kanë zbuluar se te 2609 persona është zhvilluar kanceri i zorrëve.

Konsumimi i tri rriskave proshutë në ditë mund të rrisë rrezikun nga kanceri i zorrëve për 20 për qind. Studimi thekson se ata që nuk hanë fare mish të përpunuar ulin rrezikun nga kanceri për 40 për qind, shkruan më tutje “Zëri”.

Ministria britanike e shëndetësisë i këshillon të gjithë ata që hanë mbi 90 gramë mish të kuq ose të përpunuar në ditë ta zvogëlojnë këtë sasi në 70 gramë.

Mishi i përpunuar, duke përfshirë proshutën, sallamet, virshllet etj, janë ushqime të cilat nuk treten lehtë dhe kanë mundësinë e ndryshimit të shijes me tharje ose shtim të kripës apo konzervanseve. Mendohet se kimikatet që përdoren në përpunimin e mishit janë shkaktarët kryesorë për paraqitjen e kancerit.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.