Zbulohet përfundimisht data e lansimit të Golf-it të ri të Volkswagen

në kategorine Auto/Galileo

8:23 | 7 Maj 2019

Për shkak të problemeve softuerike, Volkswagen ka njoftuar se dalja në treg e serisë së re të modelit ‘Golf’ do jetë vitin e ardhshëm.

Megjithatë, kompania gjermane ka njoftuar se prezantimi i modelit do bëhet përgjatë këtij viti, transmeton lajmi.net.

Disa burime të përafërta me Automotive News kanë njoftuar se modeli i apostrofuar do prezantohet përgjatë një eventi të makinave që do mbahet në muajin tetor.

Gjer më tani, modeli i ri është parë duke u testuar rrugëve të Gjermanisë, të cilës i janë realizuar edhe fotografi. /Lajmi.net/

Burimi: http://lajmi.net

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.