Djali i Michael Schumacher: Jam lindur për të garuar, dua të jem si babai

në kategorine Formula 1/Sport

Mick Schumacher, djali i 7 herë kampionit të Formula 1 Michael Schumacher, ka thënë se garimi në Formula 1 është i pashmangshëm për të.

“Garimi në Formula 1 është pjesë e fatit tim, që është shkruar që më parë”, tha fillimisht 19-vjeçari.

Këtë edicion, Mick do të garojë në Formula 2 me makinën Prema, por ai debutoi në Bahrein me dy makinat të Formula 1, si pjesë e testimeve: Alfa Romeon dhe Ferrarin.

‘’Momentalisht nuk mund ta krahasoj veten me asnjë pilot. Tani për tani, krahasohem vetëm me veten time. Ëndrra ime mbetet të arrijë sukseset e babait’’.

“Në Formula 1 ka shumë pilotë të talentuar, të gjithë të ndryshëm dhe kampionë. Për mua është e rëndësishme që t’i bëj hapat një e nga një, ndaj garimi në Formula 2 ishte i rëndësishëm para se të debutoj në Formula 1. Nuk e di se kur do të garoj në kampionatin më të bukur, por di që një ditë kjo gjë ka për të ndodhur”, përfundoi talenti i akademisë së Ferrarit.

Burimi: http://www.botasot.info/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.