Përplasje mes policisë dhe banorëve serbë në Shtërpcë, disa të lënduar

në kategorine Auto/Galileo

13:37 | 3 Maj 2019

Foto nga : lajmi.net

Përplasje mes Policisë së Kosovës dhe banorëve serbë ka pasur sot në Shtërpcë.

Protesta që sipas mediave serbe  është bërë për mbrojtjen e maleve të Sharrit dhe shkatërrimit të tyre nga eskavatorët ka eskaluar pas përdorimit të dhunës së Policisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Sipas këtyre raportimeve, Policia e Kosovës përveq gazit lotjellës ka përdorur edhe dhunë fizike, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar 20 persona.

Mirëpo kështu nuk po thonë nga Policia e Kosovoës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi ka thënë për lajmi.net se Policia kë ndërhyrë vetëm pasi që këta banorë e kanë bllokuar rrugën.

Sipas tij, për shprëndarjen e tyre është përdorur vetëm gazi lotsjellës dhe në asnjë moment dhuna fizike siç pretendohet nga pala serbe.

Nga ana tjetër, ai po ashtu ka bërë të ditur se pas hedhjes së gazit lotjellës, protesta ka përfunduar dhe gjendja tashmë është e qetë pas zhbllokimit të rrugës.

Protesta, sipas raportimeve është zhvilluar kundër ndërtimit të një mini Hidrocentrali në këtë pjesë. /Lajmi.net/

Foto: RTS

Burimi: http://lajmi.net

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.