Warriors dyfishon epërsinë ndaj Rockets, Bucks nuk lejon befasi dhe barazon serinë me Celtics

në kategorine Basketboll

Warriors dyfishon epërsinë ndaj Rockets, Bucks nuk lejon befasi dhe barazon serinë me Celtics

Liga më e fortë e botës në basketboll, NBA ka sjellur dy ndeshje interesante mbrëmë.

Kampioni aktual, Golden State Warriors duket të jetë i pakonkurrent edhe këtë sezon, pasi ka triumfuar për herë të dytë ndaj Houston Rockets.

Warriors fituan para tifozëve të vetë me rezultat 115-109 ndaj ‘’Raketave’’, për ta çuar në 2-0 serinë e fitoreve.

Lojtarët më të dalluar ishin Kevin Durat dhe James Harden që shënuan 29 pikë për dy skuadrat respektive, përcjell lajmi.net.

Në anën tjetër, edhe Milwaukke Bucks nuk ka lejuar befasi dhe ka barazuar serinë 1-1 ndaj Boston Celtics.

Buck triumfuan bindshëm me rezultat 123-102, pasi ndeshja e parë përfundoi në të mirë të Celtics.

Ndeshjet e rradhës për këto dy skuadra zhvillohen të dielën (5 maj). /Lajmi.net/

Burimi: lajmi.net

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.