Nesër në Sallën e Panaireve hapet “Prishtina International Autoshow”

në kategorine Auto/Galileo

Nesër, në Sallën e Panaireve në Shkabaj, bëhet hapja zyrtare e Panairit të automjeteve “Prishtina International Autoshow”, duke filluar të Enjtën nga ora 15:00, e që do të zgjasë katër ditë radhazi deri më datë 5 Maj.

Ky Panair organizohet nga Shoqata e Importuesëve të Autorizuar të Automjeteve të Reja (SHIAR) në bashkëpunim me kompaninë e specializuar për organizim të evenimenteve “MODUS”.

Në ceremoninë e hapjes së këtij Panairi pritet të marrin pjesë  edhe personalitete  nga institucionet e Kosovës:  Ministri i Zhvillimit Ekonomik, z. Valdrin Lluka,  Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ndërkaq organizatorët e këtij panairi paralajmërojnë se do të ketë befasi të ndryshme për të gjithë vizitorët dhe se organizimi është madhështor . Në edicionin e dytë të panairt, i cili është më ndryshe se të gjitha panairet e mbajtur në Kosovë, do të prezantohen 23 brende të automjeteve me modelet e tyre më të reja, modele nga fjala e fundit e teknologjisëdhe inovacionit nga industria e automjeteve botërore.

Të pranishëm në këtë panair do të jenë brendet: Audi, BMW, Citroen, Dacia, Fiat, Ford, Hyundai, Jaguar, Jeep, Kia , Lexus, Land Rover, Mercedes, Nissan, Opel, Peugeot, Porche, Renault, Skoda, Suzuki, Seat,  , Toyota, dhe Volkswagen.

Përveq Automjeteve që do të zënë pjesën kryesore të hapësirës prej mbi 2,000 m2, do të jenë prezente edhe kompani të tjera të cilat kanë lidhje me industrinë e automobilizmit si banka e institucione financiare, kompani të paisjeve, vajrave dhe aksesorë për automjete por nuk do të mungojë as aspekti argëtues si muzikë, pije dhe ushqime të ndryshme.

Në panair do të jetë edhe këndi i lojërave në mënyrë që ky eveniment të jetë gjithëpërfshirës dhe të ofrojë argëtim për të gjithë familjen.

Hyrja në panair do të jetë falas!. Përveç kësaj edhe transporti për në panair do të jetë falas, ku nisja bëhet nga Newborn për në Shkabaj dhe anasjelltas çdo orë nga ora 10:00 deri në ora 20:00.

Ky panair mbështetet edhe nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. /Lajmi.net/

Burimi: MEDIAL.mk

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.