Referimi skandaloz në NBA: Plasin dyshimet mbi gjyqtarin, ai ishte tifoz i Durant?

në kategorine Basketboll

Referimi skandaloz në NBA: Plasin dyshimet mbi gjyqtarin, ai ishte tifoz i Durant?

Pas ndeshjes së parë ndërmjet kampionëve në fuqi, Golden State Warriors, dhe skuadrës së Houston Rockets, audienca e NBA ka mbetur e pakënaqur me referimin.

Në rrjetet sociale gjatë ditës ka pasur shumë njerëz që kanë kritikuar tre gjyqtarët kryesorë të takimit që u fitua nga Golden State, me rezultatin 104:100.

Ishin disa momente diskutabile gjatë fundit të ndeshjes, kur James Harden insistonte se ishte fauluar, por gjyqtarët heshtën.

Pas ndeshjes, disa foto interesante kanë qarkulluar në internet, të cilat foto ngrisin një teori konspiracioni në vete, përcjell lajmi.net.

‘12up’ shkruan se gjyqtari i takimit Golden State – Houston Rockets kishte mbathur atletet e basketbollistit të kampionëve, Kevin Durant.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell fotografinë e cila po qarkullon në internet dhe po nxit komente të shumta.

Kjo nuk është hera e parë që skuadra e Warriors janë ‘sulmuar’ me argumentin se gjyqtarët po u dalin në ndihmë. /Lajmi.net/

Burimi: lajmi.net

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.