Shumë prekëse, del në dritë plani sekret i Schumacherit…

në kategorine Formula 1/Sport

Para aksidentit fatal të tij, që tronditi krejt botën e sportit, “mbreti” i Formula 1, Michael Schumacher, kishte disa plane në kokë. Ato ishin plane të së ardhmes, që tani kanë dalë në dritë. Midis tyre, një kënaqësi shumë e veçantë për legjendën e madhe gjermane ishte që të bëhej menaxher i djalit të tij, Mick Schumacher. 

I biri i shtatë herë kampionit të botës në Formula 1, i cili ka triumfuar tashmë në Formula 3, bëri disa teste (prova) në akademinë e pilotëve të Ferrarit në Bahrein dhe u vërtetua se ka një të ardhme shumë premtuese. Çdo gjë tregon se djali i kampionit legjendar mund të ndjekë hapat e babait, i cili kishte plane shumë ambicioze për të, para se të aksidentohej duke bërë ski dhe të mbetej në koma prej disa vitesh.

Kështu, ish-menaxheri i Michael, Willi Weber, ka zbuluar tashmë se Schumacher ka qenë gjithmonë i etur për ta parë djalin e tij në majën e motorsportit. “Unë kam asistuar disa herë, kur Michael Schumacher ishte me Mick dhe po i mësonte të birit hapat e parë në motosport. Michael ishte i etur për ta parë djalin në Formula 1, donte ta trajnonte dhe menaxhonte për t’ia arritur kësaj. 

Ky do të kishte qenë rezultati përfundimtar i të gjithë historisë. Garimi i djalit në Formula 1 do ta kishte mahnitur Michael. Kishte në plan të punonte me të përditë, t’ia mësonte të gjitha sekretet e pistës, sepse vetë kishte kaluar nëpër të gjitha përvojat. E donte djalin si vetja në Formula 1, kampion. Kjo ishte ambicia më e madhe e Michale Schumacher”, – tregoi Weber në një intervistë për “Motorsportotal”.

Burimi: MEDIAL.mk

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.