Siljanovska Davkova: Legjitimiteti i pushtetit buron nga populli, ndërsa ky pushtet e harxhoi për dy vite e gjysmë

në kategorine Maqedoni

Shkup, 21 prill 2019 (MEDIAL) – VMRO-DPMNE në opozitë dhe koalicioni dhe kandidatja e tyre presidenciale, Gordana Siljanovska Davkova sonte shpallën fitore në raundin e parë të zgjedhjeve.

Siljanovska në konferencën për shtyp sonte në selinë e VMRO-DPMNE-së theksoi se nëse krahasohet numri i votave të opozitës dhe atyre që kanë votuar për Blerim Rekën dallimi është mbi 70 mijë vota, të cilat sipas saj tregojnë se opozita ka arritur t’i bindë qytetarët në mungesë të së drejtës dhe drejtësisë, thotë ne mund të rrëfejmë tregime për BE-në dhe NATO-n, pasi vetëm me qeverisjen e së drejtës mund të fitohet fillimi i negociatave.

“Nuk jam njeri që dëshiron ose mbytet në triumfalizëm. E di se na pret beteja, por mendoj se nëse fitojmë numër kaq të madh votash dhe nëse atyre ua shtojmë ato të zotit Blrim Reka si kandidat i pavarur i mbështetur prej dy partive, tregimi është i qartë. Të dy ne flasim për qeverisjen e së drejtës, për shtetin ligjor, për t’i dhënë fund korrupsionit dhe krimit. Tregimi është demokratik dhe tregimi është evropian. Dhe vetëm me tregime të tilla ne mund të marrim fillim të negociatave dhe vetëm me realizimin e tregimit të këtillë ne mund të marrim fillim të negociatave, të hapërojmë drejt BE-së, në të kundërt do të mbetemi të varrosur në tranzicion”, tha Siljanovska.

Ajo shton se jo rastësisht zgjedhjet presidenciale i lidh me zgjedhjet e parakohshme parlamentare se legjitimiteti i pushtetit buron nga populli ndërsa ky pushtet sipas saj, e ka harxhuar legjitimitetin për dy vjet e gjysmë.

Paralajmëroi se në raundin e dytë do të vazhdojë të debatojë me argumente dhe të bisedojë me qytetarët. .

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.