Mësuesit nuk u binden MAShT-it dhe drejtorive komunale

në kategorine Kosovë

Vetëm një numër i vogël i
shkollave kanë nisur ta zbatojnë marrëveshjen e arritur mes ministrit të
Arsimit, Shyqiri Bytyqi dhe drejtorëve komunalë të arsimit për zëvendësimin e
orëve të humbura gjatë grevës në arsim.

Pjesa
më e madhe e shkollave janë duke iu bindur thirrjes së Sindikatës së Bashkuar
të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) për moszëvendësim të orëve, shkruan
sot “Koha Ditore”.

Edhe
pse ministri Bytyqi dhe kryetari i Kolegjiumit të drejtorëve komunalë të
Arsimit, Besim Avdimetaj, u zotuan të hënën e kaluar se do të zëvendësohen të
gjitha orët e humbura, drejtues të SBASHK-ut kanë bërë të ditur se mbi 95 për
qind e shkollave të shtunën kanë refuzuar ta zbatojnë këtë marrëveshje.

Kryesia
e Sindikatës së Arsimit javë më parë ka marrë vendim që nëse ndryshohet Ligji
për paga dhe ngrihen koeficientet e mësimdhënësve fillorë, psikologëve,
pedagogëve, dhe sekretarëve të shkollave, në fund të vitit do të zëvendësohet
vetëm një javë. Sindikata ka marrë vendim që të mos zëvendësohen të gjitha
ditët e humbura me arsyetimin se Ligji për greva nuk obligon zëvendësimin e
orëve.

Burimi: http://kosova.info/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.