Listës Serbe i rrezikohet certifikimi për zgjedhje

në kategorine Kosovë

Lista Serbe mund të mos
certifikohet për zgjedhjet e 19 majit të këtij viti. KQZ-ja aktualisht është
duke funksionuar me 9 anëtarë, pasi presidenti Thaçi nuk i ka emëruar të gjithë
anëtarët në këtë institucion, përderisa për të ndodhur certifikimi nevojiten 8
vota. Por dy përfaqësuesit e LVV-së në KQZ paralajmërojnë votë kundër nëse nuk
ofrohen dëshmi konkrete se kandidatët serbë do ta respektojnë rendin kushtetues
të Republikës së Kosovës, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Pak orë para se të mbyllej afati, më 18 prill
2019, Lista Serbe aplikoi për t’u certifikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e
jashtëzakonshme në katër komunat veriore, që pritet të mbahen më 19 maj të
këtij viti.

Mirëpo ekziston rreziku që ky subjekt politik
të mos certifikohet fare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen
që pritet të mbahet këtë fillimjave.

Kjo pasi dy anëtarët e Komisionit Qendror të
Zgjedhjeve (KQZ) nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi e Nazlie Bala, mund
të votojnë kundër certifikimit të LS-së në rast se paraprakisht nuk përmbushen
disa pika të kërkuara.

Ndërkohë, për të ndodhur certifikimi nevojiten
2/3 e votave të anëtarëve të KQZ-zë, respektivisht 8 vota. Meqë presidenti
Hashim Thaçi ende nuk i ka emëruar të gjithë anëtarët në këtë institucion,
KQZ-ja aktualisht është duke funksionuar me 9 të tillë, çka certifikimin e
LS-së e bën të pamundur mosvotimi eventual i anëtarëve të LVV-së.

Burimi: http://kosova.info/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.