KSHZ: Pendarovski 42,83 për qind, Siljanovska 42,25 dhe Reka 10,58 për qind

në kategorine Maqedoni

Shkup, 22 prill 2019 (MEDIAL) – Sipas rezultateve paraprake të publikuara në ueb faqen e KSHZ-së prej 99,57 për qind të votave të përpunuara, kryeson kandidati presidencial i LSDM-së dhe Koalicionit Stevo Pendarovski me 42,83 për qind, e dyta është kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Gordana Siljanovska Davkova me 42,25, ndërsa i treti është kandidati i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Besa, Blerim Reka me 10,58 për qind.

E shprehur në vota të fituara, deri tani nga  votat e numëruara për Pendarovskin votuan 322,605 qytetarë, për Siljanovskën 318,247 , ndërsa për Rekën 79,725  qytetarë. Fletëvotime të pavlefshme janë 32,703.

Jehona në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale ka qenë 41,78 për qind ose në votime kanë dalë rreth 753,267 qytetarë.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.