F1 me pistë në Vietnam, testohen rrugët për 2020-ën

në kategorine Formula 1/Sport

Formula 1 zbarkon në Vietnam ku për herë të parë duke nisur nga viti 2020 në këtë vend do të mbahet një garë e këtij Botërori.

Skuadra e Red Bull së bashku me David Coulthard, vendosën që të testonin rrugët e Hanoit që po mbizotërohej nga një festë shumëngjyrëshe, ndërkohë që edhe tifozët ishin tejmase të entuziazmuar.

Rreth 30 mijë tifozë ishin të pranishëm në këtë mbrëmje spektakolare teksa u argëtuan jashtë mase nën tingujt e muzikës së Armin van buuren, një prej 5 DJ më të mirë në botë, duke valëvitur edhe flamujt e vendit të tyre.

Eventi i organizuar konsiderohet edhe si momenti i nisjes së numërimit mbrapsht për përurimin e pistës vietnameze të Formula që është 12 km larg kryeqytetit dhe që ka një gjatësi prej 5565 m. Në bazë të kontratës shumëvjecare të nënshkruar nga organizatorët me Liberty Media, edicioni i parë i cmimit të madh i Vietnamit në Formula 1 do të zhvillohet në prill të vitit ardhshëm.


Top Channel

Burimi: http://top-channel.tv/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.