VIDEO/Mbrojtja nderon Barcelonën, katalanasit marshojnë drejt titullit

në kategorine Sport

Barcelona arriti një tjetër fitore me vlera në La Liga, në rrugën drejt titullit kampion. Në shtëpi ndaj Real Sociedad, ekipi i Valverdes fitoi me shifrat 2-1.

Takimi u zhbllokua vetëm në minutën e 45-të, ku pas krosimit të Dembele nga goditja e këndit, Lenglet shënoi me kokë. Por, Sociedadi nuk u tremb, dhe në minutën e 62-të, Huanmi i shpëtoi mbrojtjes, dhe shtyu topin drejt portës së Ter Shtegen.

Por, vetëm dy minuta më pas, Jordi Alba shënoi një gol mjaft të bukur me të djathtën, duke kaluar sërish në avantazh ekipin e tij.

 

Deri në fund, Barcelona arriti të mbajë këtë rezultat, dhe fitoi duke shkuar në kuotën e 77 pikëve, ndërsa Atletiko vazhdon të ndjekë me 9 pikë diferencë.//PanoramaSport

Burimi: https://www.balkanweb.com/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.