VIDEO/ A do mbajë Ronaldo fanellën e Juves sezonin e ardhshëm?

në kategorine Sport

Juventusi ka hipotekuar sot, titullin e tetë rradhazi, duke përmbysur Fiorentinën, nga 0-1 në 2-1.

Kështu është harruar disi humbja dhe skualifikimi nga Liga e Kampionëve nga Ajaksi. Mediat gjatë gjithë kësaj jave kanë aluduar për një largim të Ronaldos , nga Torino në fund të këtij sezoni.

Por portugezi përpara mediave shumë i lumtur dhe i kënaqur është shprehur se vitin tjetër do të mbajë fanellën e Juventusit jo 100%, por 1000%.

Gaztarja e “DAZN” ka pyetur drejtpërdrejt portugezin nëse do të mbajë këtë fanellë të veshur dhe sezonin e ardhshëm.

Ronaldo kështu i ka dhënë fund çdo thashethemi të mediave duke e mbyllur njëherë e mirë këtë kapitull.//PanoramaSport

Burimi: https://www.balkanweb.com/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.