Policia britanike arreston rreth 1 mijë protestues ambientalistë

në kategorine Bota

Rreth një mijë persona janë arrestuar në Londër që kur protestat ambientaliste filluan një javë më parë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia britanike njoftoi se për 40 persona janë ngritur akuza për lidhje me protestën në vazhdim të oganizuar nga grupi ambientalist Rebelimi kundër Zhdukjes, duke përditësuar numrin total të të arrestuarve në 963.

Protestuesit kërkojnë veprim urgjent nga qeveria për të trajtuar ndryshimet klimatike dhe krizën ekologjike.

Ata kanë bllokuar disa rrugë kryesore dhe të frekuentuara në Londër, ku përfshihen Ura Waterloo, Oxford Street dhe Sheshi i Parlamentit.

Sot, policia po ashtu tha se të gjitha rrugët janë hapur për trafik.

Protestuesit kërkojnë që qeveria të pranojë se ka një krizë mjedisore, të zbatojë politika ligjërisht obligative për të reduktuar emetimin e karbonit deri në vitin 2025, si dhe të formojë asamblenë e qytetarëve për mbikëqyrjen e ndryshimeve të nevojshme për arritjen e qëllimit.

Grupi ka premtuar se do të “ndryshojë tonin” e protestës dhe se do të jetë në rrugë “për aq kohë sa duhet”.

Policia e Londrës miratoi një kusht të rendit publik që nga e hëna në mbrëmje, që do të thotë që protestuesit duhet të largohen nga vendi i ngjarjes kur t’u kërkohet.

Protestuesit nuk u rezistojnë arrestimeve dhe shumica prej tyre lëshohen brenda disa orëve pas dhënies së deklaratave në stacionet policore.



. . . .

Burimi: https://www.aa.com.tr/sq/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.