MV – Fillojnë zgjedhjet presidenciale

në kategorine Shqipëri

SHKUP, 21 prill /MEDIAL-AA/ – Filluan sot në Maqedoninë e Veriut zgjedhjet e gjashta presidenciale dhe të parat pas ndryshimit të emrit të vendit ballkanik. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.
Sipas Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për zgjedhjen e presidentit të ri të drejtën e votës e kanë 1 808 131 persona. Ndërkohë, 1 726 696 qytetarë do të votojnë sot, ndërsa pjesa tjetër janë në listën e veçantë të votuesve që votuan një ditë më parë.
Votimi do të zhvillohet në 3 480 qendra votimesh.
Sipas ligjeve të vendit, kandidati për president mund të fitojë në raundin e parë zgjedhor nëse merr më shumë se 50% të votave nga të gjithë votuesit e regjistruar në listën zgjedhore. Në të kundërt, zhvillohet balotazhi ku garojnë dy kandidatët që radhiten të parët në turin e parë zgjedhor.
Dalja e votuesve në balotazh duhet të jetë minimumi 40%, në mënyrë që votimi të jetë i vlefshëm.
Sipas Kushtetutës maqedonase, kandidati për president duhet të jetë më i moshuar se 40 vjeç dhe të jetë banor i vendit të paktën 10 vjet në 15 vitet e fundit.
Mandati presidencial zgjat pesë vjet./ a.jor.
.

Artikulli paraprakParashikimi i motit, 21 prill 2019

Burimi: http://ata.gov.al

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.