Komiku Zelenskiy, fitues i zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë

në kategorine Bota

Komiku Vladimir Zelenskiy ka fituar numrin më të madh të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë, treguan sondazhet dalëse pas votimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas sondazheve dalëse Zelenskiy ka siguruar 73,2 për qind të votave përballë presidentit aktual Petro Poroshenko, i cili në garën për të siguruar një mandat të dytë ka marrë 25,3 për qind të votave.

“Këtë e bëmë së bashku”, tha Zelenskiy në një deklaratë pas shpalljes së sondazheve dalëse.

Sipas ligjit zgjedhor të vendit, rezultatet zyrtare duhet të shpallen më së voni deri më 1 maj pas përfundimit të votimit në raundin e dytë.

Fituesi i zgjedhjeve duhet që deri më 31 maj të bëjë betimin dhe të nisë zyrtarisht detyrën.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë u mbajt më 31 mars, ndërsa Zelenskiy dhe Poroshenko zunë dy vendet e para në mesin e 39 kandidatëve.



. . . .

Burimi: https://www.aa.com.tr/sq/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.