Siljanovska – Davkova: Do ta kthejmë Maqedoninë sepse ajo është gjithçka që kemi

në kategorine Maqedoni

Shtip, 19 prill 2019 (MEDIAL) – Sonte jemi në Shtipin e famshëm, Shtipin me heronj, Shtipin me burrështetas, Shtipin, në të cilin njeriu i parë që e udhëhoqi Maqedoninë, tha se Maqedonia është gjithçka që kemi. Këtë sonte e theksoi kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Gordana Siljanovska Davkova, e cila disa orë para heshtjes zgjedhore mbajti tubim në Shtip.

“E gjithë ajo që bisedojmë me pasion është e pamundur të ndodh pa shtet juridik, pa betejë të ashpër me korrupsionin dhe krimin që është përditshmëri e tyre si dhe nepotizmi i paparë. Kjo do të sjellë deri më hapje të faqes së re në historinë e vendit”, tha mes tjerash Siljanovska Davkova.

Ajo kërkoi që qytetarët të votojnë për të, jo sepse është grua, por sepse, siç tha, gjithë atë që e ka mësuar mund ta zbatojë në vepër.

Në fjalën përfundimtare para shtipjanëve, lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski u bëri thirrje për bashkim pensionistëve, studentëve, biznesmenëve dhe administratorët, me qëllim, siç tha, që të ndalohet në rrugën e padrejtësive, krimit, korrupsionit dhe përuljes së Republikës së Maqedonisë. .

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.